Shëndeti

Si të humbni peshë në moshën e mesme? Roli i ushqimeve, bashkëshortit dhe gjumit

Si të humbni peshë në moshën e mesme? Roli i ushqimeve,
Sipas një studimi të ri nuk mund të fajësoni ngadalësimin e metabolizmit për shtimin e peshës në moshën e mesme pasi janë të tjerë faktorë që ndikojnë.

Kilogramët e tepërt që njerëzit fillojnë të shtojnë në të 40-at dhe 50-at e tyre shpesh fajësohen për ngadalësimin e metabolizmit që djeg më pak kalori ndërsa trupi plaket. Por ky studim i ri zbuloi se metabolizmi në moshë madhore nuk ngadalësohet siç besohet zakonisht, duke eliminuar atë shpjegim.

Nëse nuk është për shkak të metabolizmit të ngadaltë, pse kaq shumë njerëz shtojnë peshë në moshën e mesme?

Sipas studiuesve është e ndërlikuar pasi janë faktorë të tillë si dieta, stërvitja, gjumi dhe madje edhe vendi ku dikush jeton që përfshihen në këtë problematikë. Shumë ilaçe që njerëzit marrin ndërsa rriten mund të ngadalësojnë ritmin metabolik.

Është shumë e zakonshme që njerëzit të shtojnë peshë ndërsa rriten, sipas dietologes Elisabetta Politi nga Karolina e Veriut. Ndryshimet hormonale, një rutinë më e ngadaltë, partnerët dhe akumulimi i zakoneve të këqija me kalimin e kohës, të gjitha luajnë një rol vuri në dukje ajo.

Por sipas saj është e mundur të trajtohet kjo çështje dhe këto strategji mund të ndihmojnë:

Shqyrtoni konsumimin e snacks
Një problem i madh është se njerëzit duket se i shtojnë sasitw e ushqimit e tyre. Ngrënia e një karameleje shtesë në ditë çon në një shtim në peshë prej 24 kilogramësh në tre vjet, kështu që nuk duhet një ndryshim i madh në bilancin e energjisë për të fituar ose humbur peshë.

Në këtë rast kërkohet një lloj vigjilence e vazhdueshme. Gjithmonë duhet të jesh i vetëdijshëm. Është mirë të ndaloni së ngrëni pas një kohe të caktuar të ditës, ndoshta pas orës 18:00 ose pas darkës për të eliminuar ushqimet para gjumit.

Kujdesuni për ndikimet e këqija ushqimore nga bashkëshorti juaj

Pasi kanë një kohë të gjatë të martuar njerëzit në moshën e mesme mund të marrin zakonet e këqija ushqimore të partnerëve të tyre. Ndoshta ju kurrë nuk keni ngrënë ëmbëlsirë çdo ditë pas darkës, por bashkëshorti juaj e pëlqen atë ritual kështu që ju bashkoheni dhe ju bëhet zakon.

Studimet tregojnë se ne pasqyrojmë sjelljen e njerëzve me të cilët hamë.
Për fat të keq, është më e lehtë të marrësh zakone të këqija sesa të mira kështu që mendoni përsëri për dietën tuaj kur keni ngrënë sipas preferencave tuaja, jo të bashkëshortit tuaj, dhe kthehuni në aspektet më të shëndetshme të asaj rutine.

Rekrutoni familjen tuaj për t'ju ndihmuar të humbni peshë

Si rrjedhojë e këshillës së mësipërme përpiquni të mos jini personi i vetëm në familje që hani shëndetshëm.

Sipas dietologëve nëse doni të humbni peshë, kushdo me të cilin jetoni duhet t'u përmbahet gjithashtu udhëzimeve, sepse është shumë e vështirë nëse vetëm një person në familje i përmbahet një plani të caktuar diete dhe të tjerët jo.

Punoni për të përmirësuar gjumin tuaj

Studimet kanë treguar se gjumi jo i mirë rrit oreksin dhe ndikon në pjesën e trurit që kontrollon vullnetin.

Çrregullimet e gjumit për shkak të djersitjeve të natës, ndryshimeve të humorit dhe efekteve të menopauzës kontribuojnë në shtimin e peshës tek gratë e moshës së mesme, megjithëse sipas studiuesve të Majyo Clinic vetë menopauza nuk duket se ndikon ndjeshëm në shtimin e peshës.

Më se një e treta e grave në të 40-at dhe 50-at e tyre, rreth 35%, flenë më pak se shtatë orë në ditë zbuloi një analizë e vitit 2017. Joga, menaxhimi i stresit dhe kushtet optimale të dhomës së gjumit mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit.

Hani më pak dhe lëvizni më shumë

Kjo këshillë vlen për të gjithë, sigurisht, por kur ekspertët thonë “ha më pak”, ato duhet të jenë ushqime më të shëndetshme.

Për një vakt kryesor rekomandohet mbushja e gjysmës së pjatës me perime që nuk kanë niseshte dhe shtimin e ushqimeve me proteina, pa yndyrë si mish pule ose peshk, por pa e tepruar.

Për sa i përket shtimit të lëvizjes, është e rëndësishme që ndërsa plakeni të zgjeroheni përtej ushtrimeve të kardio-s kështu që shtoni stërvitjen e ekuilibrit dhe forces, në rutinë.

Ruajtja, ruajtja dhe ruajtja

Është shumë më e lehtë të mbash një peshë të shëndetshme, duke filluar kur njerëzit janë më të rinj, sesa të përpiqesh të humbësh kilogramët e tepërt që grumbullohen gjatë viteve sipas ekspertëve.

Por gjithsesi është e mundur që njerëzit në moshën e mesme dhe më të vjetër të dobësohen, plakja e bën më sfiduese humbjen e peshës dhe përfitimi shëndetësor është i madh.

Humbja e peshës përmirëson shanset për të mos marrë ato sëmundje ndaj të cilave moshat më të vjetra janë të predispozuara dhe për të pasur një jetë më të mirë dhe më të shëndetshme.

Tiranapost.al