Shëndeti

Simptomat e koronavirusit varen nga mosha. Çfarë zbuloi studimi i ri

Simptomat e koronavirusit varen nga mosha. Çfarë zbuloi studimi i ri

Numri i të rinjve, nën 35 vjeç, të prekur nga koronavirusi është rritur në të gjithë botën me daljen nga izolimi. Në këto kushte studiuesit kanë nxjerrë disa rezultate që tregojnë se të prekurit nën 35 vjeç shfaqin dy simptoma: dhimbje koke dhe dhimbje barku. Kurse ata mbi 35 vjeç më së shumti temperaturë, kollë, ethe, gulçim, lodhje dhe konfuzion.

Sigurisht që asgjë nuk është e prerë me thikë dhe ka raste përjashtimi.

Migrena, të vjellat dhe diarreja janë shenja të tjera që manifestohen në disa nga rastet e të prekurve.