Shëndeti

Sindroma e zemrës së thyer! Studimi që ka zbuluar sëmundjen që vjen nga dhimbja dhe kap kryesisht gratë

Sindroma e zemrës së thyer! Studimi që ka zbuluar sëmundjen

Sindroma e Zemrës së Thyer është në rritje për gratë mbi 50 vjeç. Vetëdija ndaj saj është rritur me kohën. Si ndodh?

Në kohë stresi ekstrem dhe të papritur, zemra e një njeriu mund të ndryshojë formë, duke shkaktuar dhimbje gjoksi dhe simptoma të tjera të një ataku në zemër, por pa arterie të bllokuara.

Quhet “kardiomiopati takotsubo” ose Sindroma e Zemrës së Thyer, sepse mund të ndodhë në kohë hidhërimi, pasi një i dashur ka vdekur. Shumica dërrmuese e pacientëve janë gra.

Gratë në moshës 50 deri në 74 vjeç janë më të prekura.

Kishte 135,463 raste të dokumentuara të sindromës në SHBA midis viteve 2006 dhe 2017, me incidencën vjetore në rritje të vazhdueshme në të dy gjinitë.

Fakti që prek më shumë gratë lidhet me menopauzën dhe me hormonet seksuale e të stresit

Një rritje në hormonet e stresit të prodhuara nga gjëndrat mbiveshkore mund të çojë në këtë sindromë.

Është e qartë se ka një lidhje tru-zemër.

Një hidhërim, një diagnozë kanceri, një divorc, humbja e punës, një operacion, aksident me makinë ose dhimbje të forta fizike mund të çojnë në këtë gjendje.

Në sindromën e zemrës së thyer, hormonet e stresit rriten në përpjesëtim me situatën, ndërsa në të njëjtën kohë, ndjeshmëria prek muskujt dhe qelizat e zemrës.

Shenjat më të zakonshme paralajmëruese janë dhimbja në gjoks dhe gulçimi, por koha e rikuperimit është më e shpejtë se pas një ataku kardiak.

Trajtimi është heqja e burimit të stresit, nëse është e mundur, dhe mbështetja e funksionit kardiak me beta-bllokues, një klasë medikamentesh që bllokojnë ndikimin e hormoneve të stresit tek zemra.