Shëndeti

Skendër Brataj tregon shenjat e arrestit kardiak: Mos neglizhoni dhimbjet në kraharor

Skendër Brataj tregon shenjat e arrestit kardiak: Mos neglizhoni dhimbjet

Dhimbja në kraharor mund të ngatërrohet jo në pak raste me një ftohje, por mund të jetë shenjë e një arresti kardiak. Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj jep disa informacione dhe bën thirrje që shqetësime të tilla të mos neglizhohen. Përmes një komunikimi live në Facebook, mjeku ka treguar se çdo dhimbje gjoksi duhet konsideruar së pari si kardiak dhe nuk duhet neglizhuar, por të shkohet menjëherë në spital.

Në rast se kalojnë qoftë 10 minuta nga arresti kardiak, truri pëson dëmtime që mund të jenë të pakthyeshme dhe që çon deri në koma.

Brataj:

Njerëzit nuk duhet ta neglizhojnë dhimbjen e gjoksit. Nga 6 deri në 10 minuta, truri i njeriut fillon të pësojë dëmtime. Kjo çon në rrezik të jetës, por edhe në invalitet shumë të madh. Pas 10 minutash, dëmtimet janë të pakthyeshme, që do të thotë se personi mund të kthehet në jetë, por nuk do të zgjohet asnjëherë, pra do të jetë gjithë jetën në koma. Në një vit, në Shqipëri vdesin 3 mijë njerëz nga dhimbja e gjoksit.

Por si mund të kuptohet?

Para se personi të kalojë në arrest kardiak ka një periudhë të shkurtër që i shfaqen shenjat, dhe nëse nuk shkon në spital, mund të rrezikojë jetën. Nëse kemi dhimbje gjoksi, sidomos kur zgjat mbi 20 minuta, dhimbje që drejtohet drejt nofullave, shpatullave, qafës, në përqindjen më të madhe është problem kardiak. Djersitje, lodhje, sidomos kur e ndjejmë dhimbjen në qetësi është akoma më e rrezikshme. Çdo gjimbje gjoksi konsiderojeni kardiak. COVID nuk ka lidhje me dhimbjen e gjoksit, ka shenja të tjera.