Shëndeti

Sqarim, kush duhet t`i mbajë dorezat dhe kush jo

Sqarim, kush duhet t`i mbajë dorezat dhe kush jo

Dr. Eugena Tomini ka sqaruar edhe njëherë, në një intervistë përmes Skype-it me News 24 se kush duhet të mbajë dorezat dhe kush jo.

“Komiteti i Eksperteve vendosi që maska të behej e detyrueshme, në çdo ambient të mbyllur. Pavarësisht se deri diku në institucione publike sipërfaqja të lejon të kesh distancë. Por kjo distancë edhe mund të zvogëlohet në disa raste. Ndaj është bërë e detyrueshme. Nëse nuk mbahet dhe evidentohet se nuk është mbajtur, ligji në fuqi ka vendosur një gjobë që është në vlerën e 2 mijë lekë të rejave.

Duhet të bëhet një saktësim për mbajtjen e dorezave. Disa teori, jo të saktësuara sa i përket disa rekomandimeve, janë rrëzuar. Disa studime të fundit dhe në rekomandimet e OBSH, kanë hedhur poshtë mbajtjen e dorezave, përjashto personelin mjekësor. Ndërkohë pjesa tjetër e popullatës, nuk duhet. Komiteti Teknik e ka përjashtuar nga protokolli mbajtjen e dorezave.

Përdorimi i dorezave në bare dhe restorante është hequr nga komiteti.”, sqaroi mjekja.