Shëndeti

Studimet sugjerojnë se dozat e Pfizer mund të mbrojnë vetëm pjesërisht kundër Omicron

Studimet sugjerojnë se dozat e Pfizer mund të mbrojnë vetëm

Varianti Omicron mund të shmangë pjesërisht mbrojtjen nga dy doza të Pfizer. Kështu ka deklaruar ditën e sotme kreu i kërkimit të një laboratori në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore të Afrikës në Afrikën e Jugut.

Studimi tregoi se gjaku nga njerëzit që kishin marrë dy doza të vaksinës dhe kishin qenë të infektuar me Covid ishin në gjendje ta eutralizoniv virusin, duke sugjeruar që dozat përforcuese të vaksinës mund të ndihmojnë në shmangien e infeksionit.

Vsarianti Omicron i cili u zbulua si fillim në Afrikën e Jugut ka vendosur një alarm në të gjithë botën me rreth dy dyzinë shtetesh që kanë konfirmur rastet e para.

OBSH e klasifikoi si variant shqetësimi në 26 nëntor por gjithashtu deklaroi se nuk kishte prova nëse do të nevojitej një vaksinë e re për të neutralizuar variantin e ri.

Një test i veçantë laboratorik nga virologia Sandra Ciesek e Spitalit Universitar Frankfurt pikturoi një pamje disi më të zymtë.

Duke ekspozuar gjakun e individëve të vaksinuar ndaj varianteve të ndryshme të virusit, ajo zbuloi se aftësia për të krijuar një përgjigje antitrupash ndaj Omicron te njerëzit që kishin tre injeksione të BioNTech/Pfizer ishte deri në 37 herë më e ulët se përgjigja ndaj Deltas.

Shkencëtarja kryesore e OBSH-së, Soumya Swaminathan, tha se pritej një rënie e madhe në përgjigjen e antitrupave të njerëzve të vaksinuar ndaj Omicron. "Kjo nuk do të thotë se vaksina nuk do të funksionojë - imuniteti i qelizave T (ka të ngjarë) të vazhdojë," tha ajo në Twitter, duke iu referuar një përgjigjeje imune qelizore që besohet se parandalon sëmundje të rënda si një linjë e dytë e mbrojtjes imune.

Të dhënat paraprake nuk tregojnë se vaksina është më pak e aftë të parandalojë sëmundje të rënda ose vdekjen.

Tiranapost.al