Shëndeti

Studimi hedh poshtë pretendimet për vaksinën Pfizer dhe Moderna, çfarë iu bën realisht meshkujve

Studimi hedh poshtë pretendimet për vaksinën Pfizer dhe Moderna,

Vaksinat anti-Covid nuk e ulin spermën ose cilësinë e tij tek burrat, madje rrit sasinë e spermës së prodhuar. Këtë ka zbuluar një studim i ri i kryer në Universitetin e Miamit, ku u studiuan numrat e spermatozoidëve tek burrat e vaksinuar kohët e fundit dhe krahasuan rezultatet me sasinë para se të vaksinoheshin.

Ata nuk gjetën ulje tek ata që kishin marrë një dhe dy dozat e vaksinës Pfizer dhe Moderna, madje u zbulua se sasia e spermës ishte rritur mesatarisht.

Studiuesit thonë se pretendimet e rreme fatkeqësisht qarkullojnë në faqet e mediave sociale duke sulmuar edhe vaksinat dhe ndikimin e tyre në pjellori.

Për të realizuar studimin u rekrutuan 45 burra të moshës 18 deri në 50 vjeç. Pas dy deri në shtatë ditë të abstinimit, dhe para se të merrnin dozën e tyre të parë të vaksinës, u bë një analizë e spermës së tyre. Numri i spermatozoideve u analizua edhe një herë 70 ditë pasi ata morën dozën e dytë të secilës vaksinë të mARN.

Numri mesatar i spermës u rrit nga 26 milion qeliza për mililitër lëng (m / ml) në 30 m / ml, një rritje prej 15 përqind. Ndërkohë, numri mesatar i spermatozoideve u rrit nga 36 m / ml në 44 m / ml, një rritje prej 22 përqind. Rritja më e madhe në numrin e spermatozoideve ishte rreth 90 përqind, me uljen më të madhe rreth 20 përqind. Vëllimi i spermës dhe lëvizshmëria gjithashtu u rrit ndjeshëm.

Ndërsa vaksinat covid-19 mund të mos kenë shumë efekt në spermatozoid, virusi që shkakton sëmundjen ka, për shkak edhe të stresit që ndikon në cilësinë dhe rolin e spermatozoidit.

*Tiranapost.al.