Shëndeti

Studimi i Harvardit: Dy skenarët që parashikojnë jetën tonë në 4 vite

Studimi i Harvardit: Dy skenarët që parashikojnë jetën

Disa forma të distancimit fizik mund të jenë të nevojshme të qëndrojnë të paktën deri në vitin 2022, për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të parandaluar mbingarkimin e spitaleve.

Në këtë përfundim del një studim i bërë nga Harvardi publikuar në revistën “Science”, që sugjeron që distancimi social mund të duhet edhe për dy vite të tjera, për të parandaluar valë të reja të të infektuarve.

Studiuesit paralajmërojnë se heqja e menjëhershme e të gjitha masave mund të vonojë kulmin dhe të shkaktojë një valë të dytë të infeksioneve më të rënda.

Ata paralajmërojnë se zbatimi në vetëm një periudhë për distancimin shoqëror nuk do të jenë të mjaftueshme.

Studimi i Harvardit: Dy skenarët që parashikojnë jetën

Studimi thotë se një numër faktorësh do të luajnë një rol në trajektoren e koronavirusit gjatë viteve të ardhshme, përfshirë faktin nëse është sezonal dhe të shtrirjes së imunitetit.

Ata hetuan se sa kohë duhet të qëndrojnë masat e distancimit për të mbajtur nën kontroll COVID-19, duke projektuar dinamikën e tij të mundshme gjatë pesë viteve të ardhshme.

Bazuar në simulimet, studiuesit thonë se faktori kryesor në vitet e ardhshme është shkalla në të cilën imuniteti i virusit zhduket, diçka që shkencëtarët nuk mund të përcaktojnë ende.

Studimi i Harvardit: Dy skenarët që parashikojnë jetën

Studiuesit thonë se në të gjitha skenarët e stimuluar, përfshirë distancimin shoqëror të ndërmarrë vetëm një herë dhe me ndërprerje, infeksionet rishfaqen kur hiqen masat e kufizimit.

Skenari i tyre tregon se kur masat të lehtësohen kur transmetimi i virusit rritet në vjeshtë, mund të ndodhë një shpërthim në dimër.

Një skenar tjetër sugjeron se një rikthim të rasteve me COVID-19 mund të ndodhë në të ardhmen, në fund të vitit 2024.

Studiuesit thonë se trajtimet e reja mund të lehtësojnë nevojën për kufizime të rrepta, por në mungesë të tyre, mbikëqyrja dhe distanca mund të duhet të vazhdojnë deri në vitin 2022./ Burimi Daily Mail