Shëndeti

Studimi i ri/ Të jesh brenda apo pranë ujit ul nivelin e stresit dhe ankthin

Studimi i ri/ Të jesh brenda apo pranë ujit ul nivelin e stresit dhe

1/3 e njerëzve që kanë nevojë e shmangin terapinë, sepse nuk e përballojnë dot ekonomikisht. Këto statistika vlejnë për Amerikën.

Megjithatë terapia tek psikologu nuk është e vetmja lehtësuese, sidomos e ankthit. Të qëndruarit në ujë (në det) për disa minuta është parë si pozivitive jo vetëm prej relaksimit dhe hidratimit.

Deri tani është thënë gjithmonë: Pi sa më shumë ujë, pi sa më shumë ujë. Tashmë fjalia që shtohet është: Qëndro në ujë. Qëndro sa më shumë në ujë, ose aty pranë.

Studimi i fundit thotë se të qëndruarit në ujë ose pranë tij:

Ul ankthin

Lehtëson lodhjen mendore

Mundëson ripërtërimin

Të gjithë ujërat vlejnë!

Sipas mjekëve nuk ka rëndësi se ku shkon. Nëse ulesh pranë një lumi, liqeni, deti, pishine, apo shatërvani. Apo qoftë nëse mbush me ujë vaskën e shtëpisë. Nëse thjesht ulesh dhe shikon, nëse hyn në ujë apo nëse merresh me sporte në ujë. Përfitimet vijnë gjithsesi.

Pse është uji kaq shërues?

Më pak stimulim vizual dhe dëgjimor

Ka tingull qetësues

Nuhatja e tij ndjell kujtime positive

Studimi i ri/ Të jesh brenda apo pranë ujit ul nivelin e stresit dhe
Dr. Natalie Azar