Studimi për kancerin me një lajm të mirë dhe një të keq!

Lajmi i mirë është se nga kanceri po vdesin gjithnjë e më pak njerëz, kjo për shkak të terapive të reja dhe të zhvilluara, kapjes së hershme të sëmundjes.
Por nga ana tjetër një raport i fundit në Amerikë zbulon se kanceri nuk është më i moshave mbi 50. Kanceri i gjirit apo të tjerë po kap gjithnjë e më shumë gra nën 50 vjeç.
Gjithashtu,shkalla e kancerit te gratë nën moshën 50 vjeç në raport me burrat është rritur ndjeshëm, duke kaluar nga 51% më e lartë në vitin 2002, në 82% më e lartë në vitin 2021.
Në të gjitha rastet kapja në kohë dhe kontrollet periodike janë thelbësore.
Nga studimi kanceri i mushkërive mbetet i pari për numrin e vdekjeve.
Doktori amerikan Jon LaPook për CBS thotë se gjëja e parë që duhet bërë është të shihni historikun familjar, nëse ka patur raste. Kanceret e qafës së mitrës janë të parandalueshme me vaksinën kundër HPV-së.
Një nga faktorët kryesorë është pirja e duhanit, që shkakton 30% të vdekjeve thotë Lapook.
Të bëni kontrollet mjekësore vazhdimisht kur keni mundësinë rekomandon Lapook.