Shëndeti

Studimi që zbuloi sa % e virusit largohet kur dritaret e klasës qëndrojnë hapur

Studimi që zbuloi sa % e virusit largohet kur dritaret e klasës

Shkollat janë hapur, por janë kthyer njëherësh në një vatër e nxehtë e transmetimit të Covid-19. Edhe pse mësimi po zhvillohet me turne dhe orar të kufizuar, virusi po përparon. Për këtë arsye është realizuar një studim në Itali që ka zbuluar se 70% e çdolloj virusi (jo vetëm e Covid-19) del nga dritaret e hapura. Ndaj sugjerohet që ato të jenë gjithmonë të hapura.

Po 30%?

30% e grimcave që përmbajnë virus kalojnë në veshjet e nxënësve, bankat e tyre, mjetet e shkollës, çantat dhe madje edhe në tokë. Edhe ato që qëndrojnë në tokë apo mjedisin e përgjithshëm të klasës, ka shance të ringrihen në një moment dhe të qarkullojnë në ajër.

Studimi ka vërtetuar edhe njëherë që pozicioni është thelbësor. Grimcat nuk shkojnë njësoj tek çdo nxënës. Transmetimi varet nga vendndodhja e tyre. Një rezultat jo aq entuziast i këtij studimi është se transmetimi ndodh edhe në më shumë se 2.4 metra. Gjithsesi në doza më të vogla.

*Burimi Huffington Post