Shëndeti

Studiuesit mund të kenë gjetur kurën për ata që kaluan Covid, por me pasoja të nuhatjes

Studiuesit mund të kenë gjetur kurën për ata që kaluan

Pikat në hundë me përmbajtje të vitaminës A mund të trajtojnë humbjen ose ndryshimet me nuhatjen, tek personat që e kanë kaluar koronavirusin. Këtë ka treguar një studim i fundit i publikuar në BBC. Studiuesit e Universitetit të Anglisë Lindore po zhvillojnë ndërkohë një provë 12-javore për të zbuluar më shumë.

Studiuesit mund të kenë gjetur kurën për ata që kaluan

Në testim do të marrin pjesë të prekur nga Covid, të cilëve do u kërkohet të nuhasin erëra të forta si vezët apo trëndafilat e kuq. Përmes skanimeve të trurit do të shihet nëse vitamina A do të ndikojë në përmirësimin e rrugëve të dëmtuara të nuhatjes ose ‘nervat e nuhatjes’.

Shumë pacientë, kryesisht në Britani kanë raportuar ndryshime në shije apo aromë. Disa kanë thënë se gjatë kohës që kanë patur Covid dhe kanë ngrënë mish, kjo e fundit është ndjerë në nuhatje si benzinë. Ndërsa veza si gomë e djegur.

Humbja ose ndryshimi i nuhatjes është një simptomë e zakonshme e koronavirusit, megjithëse shumë viruse të tjerë, siç është edhe gripi mund ta shkaktojnë atë. Ndërsa shumica e të prekurve e rikuperojnë nuhatjen natyrshëm brenda disa javësh, të tjerë mbesin me pasoja afatgjata: Thënë ndryshe me çrregullime të nuhatjes.

Studiuesi kryesor britanik Carl Philpott thotë: "Ne duam të zbulojmë nëse ka një rritje në madhësinë dhe aktivitetin rikuperues të nervave të nuhatjes (ato të dëmtuarat) në trurin e pacientëve kur trajtohen me pika nasale me përmbërje vitamine A. Ne do të shohim nëse do ketë ndryshime fillimisht në zonën mbi hundë ku nervat përgjegjëse për nuhatjen bashkohen dhe lidhen me trurin. Gjithashtu do të shikojmë aktivitetin në zonat e trurit të lidhura me njohjen e aromave."

Për çfarë shërben konkretisht vitamina A, ose retinoli?

Sistemi imunitar - mbrojtja e trupit kundër sëmundjeve dhe infeksioneve.

Shikimi- veçanërisht shikimi në dritë të zbehtë.

Përmirësimi i lëkurës.

Shumë produkte me bazë të qumështit e djathit si dhe disa perime, përmbajnë këtë vitaminë të tretshme në yndyrë.

*Artikulli i BBC, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.