Shëndeti

Studiuesit zbulojnë ilaçin e parë për trajtimin e astmës: Ndryshim i Lojës!

Studiuesit zbulojnë ilaçin e parë për trajtimin e

Studiuesit thonë se kanë gjetur trajtimin e parë të ri në 50 vjet për sulmet e astmës.

Injeksioni zbut një pjesë të sistemit imunitar që mund të kalojë në një mbingarkesë si në shpërthimet e astmës ashtu edhe në një gjendje të mushkërive të quajtur “sëmundje pulmonare obstruktive kronike” (COPD).

“Benralizumab” përdoret tashmë në rastet më të rënda, por hulumtimi i fundit sugjeron se mund të përdoret në mënyrë rutinore.

Ekipi hulumtues në King’s College në Londër tha se ilaçi ishte një “ndryshues i lojës” që mund të “revolucionarizonte” kujdesin ndaj astmës.

Sipas studimit, jo të gjitha sulmet e astmës ose COPD janë të njëjta. Në vend të kësaj, pjesë të ndryshme të sistemit imunitar reaguan në masë në pacientë të ndryshëm.

“Tani ne mund të shohim se ka modele të ndryshme të inflamacionit, dhe të ofrohet trajtimi i duhur, për pacientin e duhur, në kohën e duhur”, tha Prof. Mona Bafadhel.

“Benralizumab” synon një lloj të qelizave të bardha të gjakut – të quajtur eozinofil – që mund të shkaktojë inflamacion dhe dëmtim në mushkëri.

Eozinofilet janë të përfshira në rreth gjysmën e sulmeve të astmës dhe një të tretën e shpërthimeve të COPD.

Nëse një sulm i tillë që përfshin vështirësi në frymëmarrje, kollë dhe shtrëngim në gjoks nuk mund të kontrollohet me inhalatorë të rregullt atëherë mjekët do të rekomandojnë mjekim me steroid.

Studimi, me pjesëmarrjen e 158 personave, monitoroi pacientët për tre muaj.

Personat e trajtuar me terapinë e re kishin më pak gjasa të shtroheshin në spital, të kishin nevojë për një raund tjetër trajtimi ose të ndërronin jetë.

Vullnetarët raportuan gjithashtu simptoma të përmirësuara dhe një cilësi më të mirë të jetës me ilaçin e ri.

Do të duhet ende një provë më e madhe, që do të nisë në vitin 2025 dhe do të zgjasë dy vjet, për të qenë të sigurt për përdorim. Kushdo që tashmë i jepen këto barna duhet të vazhdojë të ndjekë recetën e tij.