Shëndeti

Tamponi që zbulon njëherësh Covid-in dhe gripin ekziston, por nuk përdoret

Tamponi që zbulon njëherësh Covid-in dhe gripin ekziston, por nuk

Ekziston tamponi që diagnostikon me një analizë, me një mostër nëse është Covid apo nëse është thjesht grip i zakonshëm.

Nuk ka hyrë ende në përdorim as në Itali që është aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe është hedhur në treg.

“Ky është një instrument shumë i nevojshëm dhe i krijuar fiks në kohën e duhur, në prag në gripit sezonal. Simptomat mes gripit dhe Covid-it janë të ngjashme në ekstrem ndaj është e vështirë të dallosh pa tampon se për çfarë bëhet fjalë. E mira e tij është se zbulon edhe nëse ka mbivendosje të dy sëmundjeve, pra edhe grip edhe tampon, që e bën edhe më të rëndë gjendjen dhe luftën me Covid”, thotë mjeku italian Giacomo Caudo, president i Urdhrit të Mjekëve.

*Burimi Donna Moderna