Shëndeti

Tek të shëruarit gjendet ilaçi për të shpëtuar të infektuarit

Tek të shëruarit gjendet ilaçi për të shpëtuar

Plazma e pacientëve të shëruar mund të jetë shpëtimi për të infektuarit. Kompania japoneze e prodhimit të medikamenteve në Amerikë, Takeda Pharmaceutical Co., njoftoi pak ditë më parë se po zhvillonte një ilac të ri kundër koronavirusit që prodhohej nga plazma e gjakut të njerëzve të rikuperuar nga Covid-19.

Teoria bazohet në hulumtime nga shpërthimi i Ebolës dhe gripi i shpendëve, dhe një literaturë mjekësore që daton që nga viti 1918 për shërimin e gripit spanjoll.

Kur një person i infektuar shërohet, gjaku i tij ende përmban anti-trupat që ka krijuar organizmi kundër mikrobit. Këto antitrupa janë përgjigja e sistemit imunitar të personit të sëmurë për të luftuar mikrobin. Kur një pacient injektohet me plazmën që përmban antitrupa në formë serumi, pacienti mund të përfitojë mbrojtje shtesë imunitare. Kjo praktikë nuk funksionon gjithnjë.

Mjekët kinezë kanë trajtuar disa pacientë me plazmë, por vetëm në kushte eksperimentale, klinike, pra nuk është e qartë nëse praktika do të japë rezultat në shkallë të gjerë.

Këtë javë Administrata Amerikane për Ushqimin dhe Ilaçet autorizoi mjekët amerikanë të përdorin plazmë në pacientë në gjendje të rëndë.