Shëndeti

Udhëzimi i OBSH: Si të mbrohesh nëse dyshon se një anëtar i familjes është infektuar

Udhëzimi i OBSH: Si të mbrohesh nëse dyshon se një

Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetit në Tiranë ka postuar disa këshilla të rëndësishme, që duhet të ndjekë çdo person që dyshon se ka një anëtar të prekur në familje me koronavirus.

OBSH këshillon se në këtë rast, anëtarët e tjerë të familjes duhet të lajnë më shpesh duart me sapun dhe ujë, të shmangin ekspozimet ndaj familjarit të infektuar dhe të shmanget prekja me duar apo shkembimi i sendeve të ndryshme.

Gjithashtu, të mbulojnë gojën dhe hundën kur kolliten me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin kartpecetë njëpërdorimshe që duhet ta hedhin menjëherë pas përdorimit.

Një tjetër këshillë me rëndësi është:

Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë menjëherë njësinë e tyre të kujdesit shëndetësor.

Mesazhin e plotë e gjeni si më poshtë:

Të gjithë pjesëtarët e një familjeje me një person të dyshuar apo të konfirmuar me COVID-19 duhet:
Të lajnë rregullisht duart me sapun dhe me ujë, veçanërisht:
• Pas kollitjes apo teshtitjes

• Para, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit
• Përpara ngrënies
• Pas përdorimit të tualetit
• Para dhe pas përkujdesjes për një person të sëmurë
• Kur duart janë dukshëm të pista
Të shmangin ekspozimin ndaj personit të sëmurë dhe të shmangin ndarjen e sendeve të ndryshme me njëri-tjetrin, siç janë enët e kuzhinës , pjatat, pijet dhe peshqirët.
Kur kolliten apo teshtijnë, të mbulojnë gojën dhe hundën me këndin e brendshëm të bërrylit ose të përdorin një kartpecetë njëpërdorimshe dhe ta hedhin atë menjëherë pas përdorimit.
Të monitorojnë shëndetin e gjithësecilit për simptoma të tilla, si ethe, kollë dhe nëse shfaqin vështirësi në frymëmarrje, të telefonojnë menjëherë njësinë e tyre të kujdesit shëndetësor