Shëndeti

Urdhër i ri/ Tregtarët duhet t`i paketojnë frutat dhe perimet

Urdhër i ri/ Tregtarët duhet t`i paketojnë frutat dhe perimet

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kërkuar nga të gjitha subjektet që tregtojnë fruta-perime t'i paketojnë ato. AKU u bën thirrje bizneseve që frutat dhe perimet të mbulohen me plastmas të tejdukshëm në mënyrë që të shmanget kontakti me spërklat e mundshme gjatë të folurës apo teshtitjes së personave.

Po ashtu të gjithë shitësit por edhe konsumatorët të shmangin prekjen e drejtpërdrejtë me dorë të produktit, por vetëm me dorashka.

AKU ka gjobitur një furrë buke në Fier kosntatoi kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare. Referuar këtyre shkeljeve ligjore ka gjobitur subjektin në vlerën e 40 mijë lekëve të reja.