Shëndeti

Ushqimet që ndihmojnë në luftën kundër stresit

Ushqimet që ndihmojnë në luftën kundër stresit

Ekspertët rekomandojnë meditim, ushtrime të rregullta dhe gjumë cilësor për të menaxhuar stresin, por po aq i rëndësishëm mund të jetë dhe kontributi i ushqimit të duhur në uljen e stresit dhe ankthit.

Disa prej ushqimeve që ndihmojnë në reduktimin e stresit janë:

Çokollata e zezë

Çokollata e zezë ka qenë e lidhur me nivele më të larta të serotoninës. Është gjithashtu e pasur me magnez, i cili zvogëlon stresin. Kjo nuk do të thotë të konsumoni çokollatë pa kriter, por një copë e vogël me 70-85% kakao mund t’ju ​​bëjë mirë.

Avokado

Është i pasur me acide yndyrore të pangopura, të cilat luftojnë inflamacionin në trup, por edhe me shumë përbërje të tjera anti-inflamatore. Yndyrnat e shëndetshme të avokados ndihmojnë në mbajtjen e trurit të hidratuar dhe lidhen me uljen e presionit të gjakut.

Arrat e shqemës

Arrat e shijshme janë të pasura me zink, një element që luan një rol të rëndësishëm në menaxhimin e stresit nga truri. Është zbuluar se njerëzit me stres kronik tregojnë shenja përmirësimi kur marrin suplemente zinku.

Grejpfrutat

Grejpfrutat janë të pasura me vitaminë C, e cila ul nivelet e kortizolit në trup, si dhe efektet fizike dhe psikologjike të stresit. Nëse nuk ju pëlqen grejpfruti, provoni portokall, i cili është gjithashtu i pasur me vitaminë C.

Perimet me gjethe jeshile

Perimet jeshile, të tilla si spinaqi dhe brokoli, janë të pasura me acid folik, një lëndë ushqyese që ndihmon në ruajtjen e niveleve normale të serotoninës. Asparagus gjithashtu përmban nivele të larta të kësaj vitamine të tretshme në ujë.

Artikulli i marrë nga Healthline, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.