Shëndeti

Vaksina e Oksfordit do kushtojë 3-4 dollarë! Mjeku shqiptar në Oxford tregon si parashikohet të injektohet

Vaksina e Oksfordit do kushtojë 3-4 dollarë! Mjeku shqiptar në

Mjeku shqiptar në Oxford, Rexhep Agolli, flet lidhur me vaksinën e bërë në bashkëpunim me Astrazeneca-n, e cila sot u njoftua se siguron 70% mbrojtje nga Covid. Agolli tha se kjo vaksinë do të kushtojë 3-4 dollarë, pasi teknologjia e përdorur nuk është aq e avancuar sa vaksinat që janë në proces nga dy kompanitë e tjera, Moderna dhe Pfizer.

“Parashikohet që të jepen 2 doza, në 2 muaj kohë, doza e parë do të jetë më e vogël. U vu re se dhënia e dozës së dytë shkaktoi një ulje të numrit të infeksioneve asimptomatike. Vaksina do të ishte deri diku e suksesshme në ndalimin e shpërhapjes së virusit, jo vetëm të mbrojtjes”, tha Agolli për emisionin “Ilva Now”.