Shëndeti

Vaksina e parë kundër kancerit të mëlçisë po testohet në Itali

Vaksina e parë kundër kancerit të mëlçisë po

Hepavac-201 është i pari në botë për kancerin hepatik dhe po testohet në një spital në Napoli.

Pas disa studimeve dhe provave, vaksina është gati t`i jepet pacientit të parë që vuan nga karcinoma hepatocelulare pa efekte anësore akute. Tre pacientë të tjerë janë në listë duke pritur për të filluar trajtimin në muajt e ardhshëm.

Në total do të regjistrohen 10 pacientë.

Ekipi i specialistëve udhëhiqet nga koordinatori shkencor i projektit, Luigi Buonaguro.

Zhvillimi i kësaj vaksine ka filluar në vitin 2013 dhe rezultatet e para do të jenë më në fund të disponueshme deri në qershor të 2024-ës.

Krijimi i kësaj vaksina është mundësuar nga Bashkimi Europian.