Vapa përvëluese/ Sa është shumë nxehtë për trupin e njeriut?
Ditët e fundit duket sikur bota po përvëlohet. Java që kaluam ishte java e ferrit.
Temperaturat mbi 50 gradë janë regjistruar në Kinë dhe SHBA.
Kjo valë është konsideruar shkaktare për 60 mijë vdekje në të gjithë Evropën.
Nuk është çudi që Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar se tani jetojmë në epokën e vlimit global.
Po sa është tepër nxehtë për trupin?
Prof Bailey, studiues eksperimentoi me temperatura të ndryshme dhe ndikimin e tyre në trupin e njeriut.
Rrahjet e zemrës rriten ndjeshëm në 40 gradë celcius. Pompohet një litër më shumë gjak në minutë krahasuar me temperaturën 21 gradë.
Kjo tendosje shtesë në zemër është arsyeja pse ka një rritje të vdekjeve nga goditjet në zemër dhe goditjet në tru kur temperaturat rriten.
Dhe ndërsa gjaku ecën nëpër lëkurë është truri im ai që humbet. Rrjedha e gjakut zvogëlohet dhe po ashtu edhe memoria afatshkurtër.
Qëllimi kryesor i trupit mbetet mbajtja e temperaturës bazë në rreth 37 gradë.
Trupi punon shumë për të ruajtur këtë temperaturë bazë.
Megjithatë thelbësore mbeten lagështira.
Kur ka nivele të larta lagështie në ajër, është më e vështirë që djersa të avullojë. Kjo e rrit rrezikun që temperatura e trupit të rritet dhe organet të dështojnë.