Shëndeti

Varianti më i ri i Covid quhet Omicron, OBSH: Ka një numër të madh mutacionesh dhe është variant shqetësues

Varianti më i ri i Covid quhet Omicron, OBSH: Ka një numër

Varianti i ri i Covid-19, që ka mbërritur në Europë ka shkaktuar shqetësim përshkak të agresivitetit që mund të ketë.Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka emërtuar variantin B.1.1.529 të Covid Omicron dhe thotë se një grup këshilluesish ka rekomanduar që ai të caktohet si variant "shqetësues".

Në një deklaratë, OBSH tha se provat paraprake sugjerojnë se varianti i fundit mbart një "rrezik më të lartë të ri-infeksionit sesa variantet e tjera shqetësuese".

OBSH shtoi:

Infeksioni i parë i konfirmuar i njohur B.1.1.529 ishte nga një ekzemplar i mbledhur më 9 nëntor 2021. Ky variant ka një numër të madh mutacionesh, disa prej të cilave janë shqetësuese.

Provat paraprake sugjerojnë një rrezik të shtuar të riinfeksionit me këtë variant, në krahasim me VOC-të e tjera [variantet shqetësuese].

Numri i rasteve të këtij varianti duket se po rritet pothuajse në të gjitha provincat në Afrikën e Jugu.

Anëtarët e BE-së kanë rënë dakord të kufizojnë udhëtimet nga shtatë vende afrikane. Kjo është bërë e ditur nga Eric Mamer, zëdhënësi i Komisionit Evropian.

“Shtetet anëtare ranë dakord të vendosin kufizime të shpejta për të gjitha udhëtimet në BE nga 7 vende në rajonin e Afrikës Jugore: Botsvana, Esëatini, Lesoto, Mozambiku, Namibia, Afrika e Jugut, Zimbabve. Testet, karantina dhe gjurmimi i kontakteve për pasagjerët në hyrje janë të rëndësishme”, tha Mamer.

Qeveria zvicerane ka ndaluar fluturimet direkte nga Afrika e Jugut dhe rajoni përreth për shkak të zbulimit të variantit të ri B.1.1.529 , duke vendosur gjithashtu kufizime për udhëtimet nga vende të tjera që kanë regjistruar raste duke përfshirë Hong Kongun , Izraelin dhe Belgjikën .

Arabia Saudite gjithashtu ka pezulluar fluturimet nga Afrika e Jugut, Namibia, Botsvana, Zimbabve, Mozambiku, Lesoto dhe Esëatini për shkak të shqetësimeve në lidhje me përhapjen e Covid, njoftoi të premten agjencia shtetërore e lajmeve (SPA).

Tiranapost.al