Video/ Endometrioza dhe dhimbjet e forta të ciklit, rrëfyer nga vajzat që e vuajnë
Endometrioza është një çrregulllim ku indet të cilat normalisht ndodhen brenda në mitër ( endometër ) rriten jashtë mitrës. Më shpesh prek vezoret, zorrët dhe indet pelvike ( pjesa më e poshtme e brendësisë së barkut ).
Si është jeta për vajzat me endometriozë?
"Sapo më edhi cikli i parë
Mami më tha që është pjesë e të qenit grua
Shumë shpejt kuptova që s'është aq e thjeshtë
Në shkollë do të kem shpesh shumë dhimbje dhe do qaj para shokëve të klasës
Mësuesit dhe infermierët nuk do më kuptojnë
Janë thjesht dhimbje cikli, do më thonë
Kur të jem 18 vjeç do të shkoj në spital duke ndjerë sikur stomaku po më del nga vendi
Do më japin thjesht Nurofren, do më kthejnë në shtëpi dhe do më thonë
Janë thjesht dhimbje cikli
Në të 20-tat e mia do të operohem tre herë
Do të përpiqem të mbaroj universitetin
Duke vuajtur e zvarritur nga dhimbjet e shtyllës kurrizore
Do largohem nga puna e parë vetëm sepse dhimbjet e ciklit nuk janë arsye për të marrë raport
Dhe kur të jem në të 30-tat do provoj të mbetem shtatzënë
Pas dy vitesh do jem duke provuar akoma
Endometrioza nuk është thjesht 'dhimbje t
ë forta cikli'".