Shëndeti

Video/ Përparim Kabo: Sa e dhimbshme është që virusi të vrasë ata me të cilët ke bashkëjetuar

Video/ Përparim Kabo: Sa e dhimbshme është që virusi të

Mesazhin dhe lutjen për vaksinim i ka bërë sot antropologu Përparim Kabo. Ai e vë theksin tek dhimbja që shkakton humbja e njerëzve të dashur dhe ndaj në fund zgjedh të besojë shkencën, vaksinën.

“E veçanta është që në kushte të rrezikimit të jetës, e kupton se sa vlerë ka jeta. Pse duhet ta duash atë. Çfarë do të japësh që ta marrësh pas prej saj? Sa e rëndësishme është jeta jote, po sa e rëndësishme është edhe jeta e të tjerëve. Sa e dhimbshme është që nga kjo jetë të ikin ata, me të cilët ke bashkëjetuar dhe të vriten nga virusi. Njeriu dhe vaksinimi janë në simbiozë, sepse fëmija sa lind, vaksinohet. Mes hamendjes dhe shkencës, unë zgjedh shkencën. Ata që thonë mos u vaksino, nuk sjellin argumenta shkencore, sjellin argumente hamendësore. Ata thonë, do ta shikoni çfarë do ndodh pas një viti e gjysmë, ose pas dy vitesh, po kjo është hamendje. Do t`i besoj shkencës, njerëzve që merren me këtë punë”, thotë Kabo.