Shëndeti

Video/ Si stërvitet në zyrë shefi i OBSH-së kur ka ditë të ngarkuar?

Video/ Si stërvitet në zyrë shefi i OBSH-së kur ka ditë

Nuk ka rëndësi nëse ka axhendë të ngjeshur dhe nuk ka kohë për të shkuar në palestër. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ushtrohet në shtëpi, në biçikletë, ndërkohë që edhe punon. Mesazhin e tij me një video nga zyra e postoi në Instagram.


“Kemi jetë dhe punë të ngarkuara. Është e vështirë të gjesh kohë për t`u ushtruar rregullisht. Por unë përpiqem. Në zyrën time kam një biçikletë stërvitore dhe ndonjëherë u përgjigjem telefonatave të punës duke lëvizur këmbët dhe duke vënë në punë zemrën përmes biçikletës. Gjëja më e rëndësishme është të bëni diçka dhe ta bëni atë rregullisht. #Bëhu aktiv”, shkruan Dr. Tedros.