Shëndeti

Videoja që tregon me detaje simptomat e koronavirusit ditë pas dite

Videoja që tregon me detaje simptomat e koronavirusit ditë pas dite

Një nga pyetjet që po shtrohet më shpesh në Google është: Çfarë shenjash ka koronavirusi? Pacientët e prekur mund të mos kenë të njëjtat simptoma por kjo video zbulon shenjat ditë pas dite.

Lista me simptomat është bërë publik nga ministria e Shëndetit në Singapor që tregon dhe rastin kur nuk duhet të hezitosh për të kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore.

I shohim ato si më poshtë:

Nga dita e parë në ditën e tretë: Simptomat do të jenë të ngjashmë me gripin sezonal dhe ftohjen e zakonshme. Ethe, temperaturë. Dhimbje të fytit ose jo. Ata me imunitet më të dobët do përjetojnë diarre dhe të përziera. Të prekurit mund të vazhdojnë të ushqehen apo të pijnë pa ndjerë shqetësime.

Dita 4: Më shumë dhimbje fyti, zëri bëhet më i ngjirur, temperatura e trupi shënon 36.5 gradë. Ndjen shqetësim kur ushqehesh apo kur pi lëngje. Në ditën e katërt ndjen simptoma të fillimit të dhimbjes së kokës dhe diarre.

Dita 5: Simptomat fillojnë të përkeqësohen. Dhimbjet në fyt shtohen. Dhimbjet janë më të forta gjatë ushqyerjes apo konsumimit të lëngjeve. Zeri bëhet akoma më i ngjirur. Fillojnë dhimbjet tek muskujt apo pjesë të trupit, më shumë ndihen gjatë lëvizjes. Ndjen lodhje fiizke.

Dita 6: Temperatura shkon 37 gradë. Kollë e thatë dhe dhimbje fyti.  Dhimbjet e fytit më e fortë ndërkohë që kollitesh, ushqehesh dhe konsumon lëngje apo ujë. Këputje dhe të përziera.  Në disa raste i infektuari ndjen problemet e para me frymëmarrjen. Dhimbje në kyçet e duarve që shtrihet përgjatë gishtave. Shtohet diarreja dhe të vjellat.

Dita 7: Temperatura vijon të rritet në 38 gradë. Kollë me pështymë apo sekrecione.

Dhimbjet e kokës, diarreja, dhimbjet e trupit dhe të vjellat përkeqësohen.

Dita 8: Vështirësi të theksuara në frymëmarrje, sa herë i prekuri merr frymë. Ndjesi rëndimi në kraharor. Kolla, dhimbja e kokës dhe e kyçeve shtohen. Temperatura e trupit shkon mbi 18 gradë.

Dita 9: Të gjitha simptomat e shfaqura në tetë ditët e mëparshme përkeqësohen.

-Nëse ti ke këto simptoma, duhet të testohesh!

Shenjat fizike të dallueshme që tregojnë se je infektuar: 

Zbehje e ngjyrës së buzëve ose fytyrës.

Nëse kë këto simptoma të menjëhershme: Temperaturë, ethe, kollë dhe probleme me frymëmarrjen, kërko ndihmë mjekësore.