Shëndeti

Virologu italian tregon 3 arsye pse disa të prekur nga Covid nuk janë infektues

Virologu italian tregon 3 arsye pse disa të prekur nga Covid nuk janë

Pyetja që ngrenë shumë qytetarë është se si mundet në një familje të infektohet vetëm një person dhe katër të tjerë të mos preken nga virusi. Ndërsa për këtë të fundit ende nuk është vërtetuar nëse transmetohet apo jo nga ajri, profesori i Virologjisë në Universitetin e Padovës, Giorgio Palu, përgjigjet për Corriere della Sera për disa nga pyetjet që po mundojnë më shumë botën.

Një prej tyre lidhet me faktin sesi disa pacientë që janë pozitiv me Covid nuk janë infektues. Palu sqaron disa arsye:

“95% e të infektuarve nuk kanë simptoma dhe për këtë arsye nuk mund të përkufizohen si të sëmurë. Tjetra, është e sigurt që këta njerëz janë ‘infektuar’, domethënë kanë rënë në kontakt me virusin, por nuk është e sigurt nëse ata janë ‘ngjitës’, domethënë se mund të transmetojnë virusin te të tjerët. Për shkak se mund të kenë një ngarkesë virale të ulët, sepse mund të jenë bartës të një lloji virusi më pak virulent ose sepse kanë vetëm fragmente gjenetike të virusit, të zbulueshme nga testi, por të paafta të infektojnë njerëzit e tjerë”.

Sipas virologut vala e dytë e Covid ka ndodhur për shkak të hapjes së shkollave dhe problemin për mos zbatimin e masave të sigurisë në transportin urban.

“Valën e dytë ia atribuojë rihapjes së shkollave. Problemi nuk është vetë shkolla, por transporti publik në të cilin kanë filluar të udhëtojnë tetë milionë studentë. Mbajtja hapur e shkollave është thelbësore”, thotë profesori italian.