Shëndeti

Viruset ‘zombie’ 50 mijë vjeçare të fshehura në akullnaja zgjohen nga shkencëtarët: Infektive dhe të rrezikshme

Viruset ‘zombie’ 50 mijë vjeçare të fshehura

Shkencëtarët kanë zbuluar dhe zgjuar 13 viruse që ishin bllokuar në akull për dhjetëra mijëra vjet. Ato janë të gjitha specie të reja, me një trashëgimi gjenetike të pa parë më parë. Më e vjetra, e quajtur Pandoravirus yedoma, besohet të jetë rreth 50 mijë vjeçare. Studiuesit paralajmërojnë se këta janë viruse të vërtetë "zombie" që përfaqësojnë një kërcënim potencial për shëndetin publik, pasi kanë ruajtur kapacitetet e tyre infektive pavarësisht periudhës shumë të gjatë që kanë qendruar të ngrirë.

Nuk bëhet fjalë vetëm për viruset e zgjuara nga shkencëtarët, por për turmën që pritet të shfaqen pas shkrirjes së akullnajave për shkak të ndryshimeve klimatike.

Sipas hulumtimeve të fundit nga universitetet e Aarhus dhe Aberystëyth,
shkrirja e akullnajave mund të lëshojë deri në 100 mijë tonë mikrobe në mjedis deri në fund të shekullit, si Pandoravirus, Cedratvirus, Megavirus, Pacmanvirus dhe Pithovirus, ky i fundit është një lloj krejtësisht i ri.

Ende nuk dihen se çfarë do të ndodhë me sasinë e madhe të patogjenëve që do të çlirohen, për këtë arsye është thelbësore të studiohen dhe të kuptohen kërcënimet e tyre të mundshme.