Shëndeti

Vuani nga ankthi? 5 arsye pse shkaktohet

Vuani nga ankthi? 5 arsye pse shkaktohet

Mund të ndiheni të lumtur e të gëzuar gjatë ditës, kur papritur në një moment ju përfshin një ndjenjë trishtimi dhe një valë jo e mirë emocionesh. Të gjithë ata që vuajnë ose kanë vuajtur nga ankthi në një moment të jetës së tyre, e kuptojnë për çfarë bëhet fjalë.

Nga luhatjet e humorit te sulmet e panikut, ankthi mund të shkaktojë edhe shumë komplikime të tjera. Megjithatë, edhe ankthi shkaktohet nga diçka. Nga çfarë? Lexoni më poshtë.

Një situatë stresuese

Vuani nga ankthi? 5 arsye pse shkaktohet

Shkaku më i zakonshëm i ankthit është një situatë stresuese. Pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo stresi dhe tensioni shkaktojnë ankth.

Pra, nëse jeni duke u shqetësuar për diçka prej ditësh, ka shumë mundësi që të pësoni një sulm ankthi.

Kafeina e tepërt

Vuani nga ankthi? 5 arsye pse shkaktohet

Një lajm i keq për të gjithë ata që e duan kafen. Kafeina e tepërt mund të shkaktojë ankth.

Do të ishte mirë që të paktën të zvogëloni sasinë e kafeinës që konsumoni, nëse nuk mund të hiqni dorë nga ajo. Nëse keni dëshirë të pini diçka, kaloni në alternativa më të shëndetshme si lëngjet e freskëta ose limonada.

Produktivitet i ulët

Besojeni apo jo, personat e punësuar priren të pësojnë sulme ankthi në ditët kur ata kanë produktivitet të ulët. Nuk është gabim të thuhet se të dyja janë të ndërlidhura. Ankthi mund të rezultojë në produktivitet të ulët, dhe në të njëjtën kohë, në disa raste produktiviteti i ulët mund të shkaktojë ankth.

Zemërimi

Vuani nga ankthi? 5 arsye pse shkaktohet

Nëse e gjeni veten të shqetësuar e të zemëruar, ka shumë mundësi që të vuani nga ankthi dhe sulmet e panikut më vonë gjatë ditës. Pra, nëse ankthi është diçka që ju shqetëson shumë, mund të provoni të kontrolloni pak zemërimin tuaj.

Modelet e parregullta të gjumit

Vuani nga ankthi? 5 arsye pse shkaktohet

Nëse shpesh e gjeni veten duke u kthyer nga një anë në tjetrën vazhdimisht gjatë gjithë natës, dhe pastaj kompensoni gjumin e humbur ditën tjetër, kjo mund të shkaktojë ankth. Do të ishte mirë nëse ndiqni një model të shëndetshëm gjumi.