Shëndeti

Vuani nga pagjumësia? Ja disa këshilla që do t'iu ndihmojnë të zgjidhni këtë problem

Vuani nga pagjumësia? Ja disa këshilla që do t'iu

Arsyet përse nuk keni gjumë gjatë natës mund të jenë të ndryshme, por stresi është një nga më të rëndësishmet. Ndjenja e stresit mund t’ju mbajë zgjuar deri në mëngjes duke ju shkaktuar lodhje, gjendje plogështie apo nervozizëm. Megjithatë stresi nuk është arsyeja e vetme që shkakton pagjumësi, mund të jeni të qetë dhe të lumtur e përsëri nuk mund të flini, një tjetër arsye janë oraret e parregullta të gjumit, që mund të çojnë në pagjumjësi kronike.

Është e rëndësishme të flini dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë.

Shkruani një ditar filloni të shkruani të gjitha shqetësimet apo problemet tuaja, kjo është një mënyrë e mirë që ndalon të menduarit rreth tyre. Më pas shkruani 10 gjëra për të cilat ndjeni mirënjohje që i keni ne jetë. Të menduarit dhe të shkruarit për gjëra që ju bëjnë të lumtur ju ndihmojnë të flini më shpejt dhe të zgjoheni më të lumtur.

Kur nuk keni gjumë merruni me një aktivitet që mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë për disa minuta.

Lexoni një libër leximi në shtrat është një mënyrë popullore efektive për të rënë në gjumë shpejt. Brenda 20 minutave do të ndjeheni të lodhur dhe të përgjumur. Zgjidhni një libër frymëzues, pse jo edhe poezi pasi ju ndihmojnë të luftoni pagjumsinë.

Luani me kafshën shtëpiake që mund të keni ky proces ju ndihmon të relaksoheni dhe të shpëtoni nga mendimet negative.

Këto jënë disa nga gjërat më të mira që mund të bëni kur keni probleme me gjumin. Kujdesuni të mos flini gjatë ditës, fikni telefonin në mbrëmje para se të flini dhe shmangni konfliktet në orë të vona.

Meditoni kjo është një nga mënyrat më të mira për të përballuar stresin, ankthin dhe depresionin. Meditimi është i njohur edhe për të parandaluar çregullime të gjumit.

*Daily Mail