Shëndeti

Winter Blue ose depresioni sezonal. Psikologia jep disa këshilla se si ta përballojmë këtë periudhë pa pasoja

Winter Blue ose depresioni sezonal. Psikologia jep disa këshilla se si ta

Është periudha e vitit, ku dritë dhe diell ka më pak, temperaturat bien ndjeshëm dhe për të mos harruar dhe pandeminë e koronavirusit që po mbërthen sërish botën në këtë valë të dytë. Në këtë periudhë është edhe Winter Blue, që njihet ndryshe depresioni sezonal. Winter Blue prek më së shumti gratë, dhe ka të bëjë me uljen e nivelit të serotoninës dhe melaninës. Psikologia Oriola Plaku në emisionin e Rudina Magjistarit tregon më shumë se çfarë është ky fenomen dhe si duhet të veprojmë për ta përballuar sa më lehtë.

Winter Blu karakterizohet nga një gjendje emocionale e cila mund të jetë akute që shkaktohet si rrjedhojë e ndryshimit të stinës. Nuk ka ende shkaqe të mirëfillta nga se shkaktohet kjo lloj vështirësie, por dihet se kjo ndikon tek ulja e nivelit të serotoninës që lidhet komplet me pjesën e humorit dhe pjesën e melaninës. Njëra merr pjesë në rregullimin e humorit dhe tjetra me pjesën e gjumit që normalisht prek individët dhe që karakterizohet nga problemet, motivacioni etj. Nëse periudha e luhatjes së humorit zgjat më shumë se dy javë është koha të kryhet një vizitë tek mjeku dhe tek psikologu.

E pyetur se pse ëinter blue shfaqet në këtë stinë dhe deri kur mund të ndeshemi me këtë gjendje të humorit, psikologia thotë se kjo ndodh si rrjedhojë e uljes së dritës së diellit.

Ka disa njerëz që e përjetojnë shumë këtë gjendje, por ama duhet të kemi parasysh edhe këtë pjesën që historitë e kaluara, nësa ka mbivendosje të patologjive të mëparshme, normalisht që e bëjnë akoma dhe më të vështirë daljen nga situata. Femrat janë më të predispozuara që të preken nga ëinter blu.

Kjo gjendje mund të sjellë pasoja:

Një sërë komplikacionesh në sensin nivele të larta të stresit, mungesë përqëndrimi, mungesë dëshire për të bërë gjërat që bënim më përpara humbje të komunikimit apo refuzim kontakti me të tjerët, por që këto janë çështje që individi duhet ta kuptojë veten e vet nëse ka ndryshime dhe më pas të dije se ku duhet që të drejtohet ose të merret vetë me pjesën e rregullimit emocional, jo gjithmonë është në fazën që mund të jetë një javore për t’u drejtuar tek mjeku.

Mund t’ja dalë dhe vetë sepse ka metoda shumë të mira vetërregulluese që individi i indentifikon vetë cilat janë pikat e tij të forta.

Psikologia jep disa këshilla për të rritur motivimin:

Mund të dalin një shëtitje në natyrë, një komunikim me miqtë virtual sepse jemi dhe në kohë pandemie, do ndikonte mirë në aspektin e tyre emocional, palestra në kushtet e shtëpisë, joga, meditimi, janë çështje individuale që njeri i zgjedh vetë se çfarë preferon të bëjë.