Shëndeti

Zbulimi i ri për koronavirusin lidhet me nënat shtatzëna dhe embrionin

Zbulimi i ri për koronavirusin lidhet me nënat shtatzëna dhe

Embrionet mund të rrezikohen nga koronavirusi që në javën e dytë të shtatzënisë nëse nënat sëmuren. Këtë ka zbuluar një studim i fundit i shkencëtarëve britanike të cilët thonë se gjetjet e tyre përmes analizave të gjeneve kanë treguar se ka gjasa që covid-19 mund të ndikojë në aftësinë e embrionit për tu përshtatur siç duhet dhe zhvillohet në bark, duke shkaktuar probleme të ardhshme të fetusit.

Sipas studimit, në këtë fazë gjenet e proteinave i bëjnë qelizat më të ndjeshme për tu infektuar nga virusi në 14 ditët e para të zhvillimit. Është faza kur embrioni përshtatet në bark dhe nis procesin e rimodelimit në të gjitha indet.

Sidoqoftë, shkencëtarë thonë se duhen akoma më shumë studime për të faktuar 100% gjetjet e tyre. Ata shtojnë se ky zbulim i fundit ngre pikëpyetje të tjera për koronavirusin, më shumë sesa përgjigje.