Shëndeti

Zbulo, Parandalo, Raporto: Fushata e EFSA-s kundër Murtajës Afrikane të Derrave po vazhdon për të tretin vit

Zbulo, Parandalo, Raporto: Fushata e EFSA-s kundër Murtajës Afrikane

EFSA (Autoriteti Evropian për Sigurinë Ushqimore) vazhdon përpjekjet e saj për
të ndaluar përhapjen e murtajës afrikane të derrave në Evropë duke zhvilluar
fushatën për të tretin vit dhe duke nisur aktivitete të reja pilote në katër prej
vendeve.

Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore po zhvillon një fushatë të madhe për të rritur
ndërgjegjësimin ndaj Murtajës Afrikane të Derrave (MAD) në Evropë. Duke synuar rajonin
juglindor të Evropës, fushata po zhvillohet në partneritet me autoritetet lokale dhe është
duke u aplikuar në tetëmbëdhjetë vende: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci,
Republikën Çeke, Estoni, Greqi, Hungari, Kosovë 1 , Letoni, Lituani, Mali i Zi, Maqedonia e
Veriut, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovakia, Sllovenia.

Zbulo, Parandalo, Raporto: Fushata e EFSA-s kundër Murtajës Afrikane

Këtë vit, EFSA do të zhvillojë një sërë “aktivitetesh pilote” të reja në katër vende – Bullgari,
Poloni, Rumani dhe Serbi – ku situata në lidhje me MAD-në është veçanërisht e rëndë.
Fermerët, veterinerët dhe gjuetarët do të jenë grupet e synuara të fushatës, pasi ata kanë
një rol të rëndësishëm në këshillimin e fermerëve për biosigurinë në fermë.

“Murtaja afrikane e derrave është një sëmundje virale shumë ngjitëse që po përhapet në
rajonet anembanë Evropës që më parë ishin të paprekura. Përhapja e sëmundjes është një
kërcënim global dhe ka rezultuar në humbje shkatërruese për fermat e derrave në Evropë
dhe më tej”, thotë Bernhard Url, Drejtori Ekzekutiv i EFSA-s.

“Së bashku me partnerët tanë nga autoritetet lokale po punojmë për të arritur tek fermerët,
bagëtitë dhe mjetet e jetesës së të cilëve janë prekur nga kjo sëmundje vdekjeprurëse.
Fushata #StopASF synon të informojë fermerët, veterinerët dhe gjuetarët, rreth asaj çfarë
duhet të kenë kujdes nëpërmjet mesazhit tonë për zbulimin, parandalimin dhe raportimin e
sëmundjes.”

Fushata “Stop Murtajën Afrikane të Derrave” është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të
Komisionit Evropian dhe organeve të tjera ndërkombëtare për të ndaluar përhapjen e MAD
në BE dhe vendet fqinje.

Çfarë është murtaja afrikane e derrave?

Murtaja afrikane e derrave (MAD) është një sëmundje virale që prek derrat e butë dhe
derrat e egër. Virusi është i padëmshëm për njerëzit, por ka shkaktuar dëme të
konsiderueshme ekonomike në shumë shtete. Nuk ka vaksinë të aprovuar në Evropë, kështu
1 * Ky emërtim është pa paragjykim ndaj qëndrimeve për statusin dhe është në përputhje me UNSCR 1244 dhe

Opinionin e ICJ-së mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

që një përhapje e infektimeve mund të kërkojë therjen e një numri të madh të derrave që
rriten në fermat e zonave të prekura.

Kë targeton kjo fushatë?

Fushata u drejtohet grupeve të njerëzve dhe individëve që janë në kontakt me derrat e butë
dhe derrat e egër, veçanërisht fermerët që merren me rritjen e derrave, gjuetarët dhe
veterinerët. Me ndihmën e grupeve të fermerëve, organizatave veterinare vendore,
shoqatave të gjuetisë dhe organeve të tjera përkatëse, fushata synon të rrisë
ndërgjegjësimin për parandalimin e përhapjes së MAD.
Zbuloni më shumë informacion në faqen e internetit të fushatës.

Artikull i sponsorizuar