Shëndeti

Zbulohet ilaçi i parë që ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e Alzheimer

Zbulohet ilaçi i parë që ngadalëson shkatërrimin e

Lecanemab është ilaçi i parë që sipas shkencëtarëve është konfirmuar se ngadalëson shkatërrimin e trurit nga sëmundja e Alzheimer.

Zbulimi, pas dekada kërkimesh të pasuksesshme, shënon një epokë të re të barnave për trajtimin e Alzheimerit, forma më e zakonshme e demencës.

Ilaçi, sipas studimit, funksionon në fazat e hershme të sëmundjes. Lecanemab sulmon proteinat e dëmshme që krijohen në trurin e një njeriu që ka Alzheimer.

Një nga studiuesit kryesorë në botë, Prof John Hardy, tha se ky zbulim ishte historik dhe se tashmë do të nisë zhvillimi i terapive të Alzheimerit. Edhe Prof Tara Spires Jones, nga Universiteti i Edinburgut, tha po ashtu se rezultatet ishin mbresëlënëse. “Ne kemi pasur një shkallë dështimi 100% për një kohë të gjatë,” u shpreh ajo.

Aktualisht, njerëzve me Alzheimer u jepen ilaçe të tjera për të ndihmuar në menaxhimin e simptomave të tyre, por asnjëra nuk ndryshon rrjedhën e sëmundjes.

Zbulohet ilaçi i parë që ngadalëson shkatërrimin e

Lecanemab është një antitrup, si ato që trupi prodhon për të sulmuar viruset, ose bakteret, që ndihmon sistemin imunitar të pastrojë amiloidin nga truri.

Amyloid është një proteinë që grumbullohet në hapësirat midis neuroneve në tru dhe formon pllaka që janë një nga shenjat dalluese të Alzheimerit.

Testi në shkallë të gjerë përfshiu 1795 vullnetarë me Alzheimer në fazën e hershme.

Rezultatet, të paraqitura në konferencën e provave klinike mbi sëmundjen e Alzheimerit në San Francisko dhe të botuara në New England Journal of Medicine, tregojnë se sëmundja vazhdoi t'u grabiste njerëzve fuqinë e trurit, por kjo rënie u ngadalësua me rreth një të katërtën gjatë 18 muajve të trajtimit.

Zbulohet ilaçi i parë që ngadalëson shkatërrimin e

Të dhënat tashmë po vlerësohen nga rregullatorët në SHBA, të cilët së shpejti do të vendosin nëse lecanemab mund të miratohet për përdorim më të gjerë. Zhvilluesit, kompanitë farmaceutike Eisai dhe Biogen, planifikojnë të fillojnë procesin e miratimit në vende të tjera vitin e ardhshëm.