Aktualitet

Shënimi kuptimplotë qe Madeleine Albright i la gazetarit shqiptar: Paç fat në punën tënde të vështirë

Shënimi kuptimplotë qe Madeleine Albright i la gazetarit shqiptar:

Ajo është një grua e që i përket historisë, por veçanërisht për shqiptarët do mbahet mend për rolin e pazëvendësueshëm në çlirimin e Kosovës.

Enver Robelli gazetari kosovar që jeton e punon në Zyrih në Zvicër dhe që merret me përkthime shpesh, ka përkthyer në gjermanisht librin autobiografik të Albright, ku sot ai vendosi që me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të postojë edhe shënimin personal.

"Për Enver Robellin, paç fat në punën tënde të vështirë. Të uroj më të mirat, Madeleine Albright". 

Albright e ka thënë kaq bukur për punën e vështirë të gazetarit, e cila vitet e fundit është bërë puna më e thjeshtë në botë, fatkeqësisht.

Ky sigurisht nuk është rasti i një gazetari të lavdëruar dhe kritik me të gjithë, siç është pena e Robellit./ Tiranapost.al