Shije

Ndize skarën dhe ja ku e ke recetën për darkën

Ndize skarën dhe ja ku e ke recetën për darkën

Adda`s All ka më shumë se një ide për darkën e të dielës mbrëma. Të lehtë, të shëndetshme dhe me perime stine mund të bësh sallatë vere. Gjithçka që duhet të bësh është të lash e pastrosh perimet, të presësh dhe pastaj t`i pjekësh në skarë.

Nëse do Sallatë me Kungulleshka

Përbërësit

4 Kungulleshka

1 Trangull

Disa Bishta qepe të njomë

Një tuf e vogël Koper

Një cop mesatare Djathë dhie
PËR MARINIMIN

4 lugë Vaj ulliri

1 Limon

1 lugë Lëkura limoni të grira imët

1 lugë e vogël Mustardë

Pak Kripë

Pak Piper të zi

2 thelpinjë Hudhra

Kungulleshkat e lara pritini hollë me thikë ose me mandolinë dhe vendosni të piqen në zgarë nga të dyja anët. Veproni kështu për të gjithë pjesën e mbetur të kungulleshkave.

Prisni hollë me mandolinë ose thik dhe trangullin.

Vendosni kungulleshkat e zgarës dhe trangullin në një pjatë servirje dhe kriposini dhe piperosni.

Veçmas përgatisni salcën marinimit duke grirë imët me rende hudhrën bashkojeni me lëngun e limonit, mustardën, vajin e ullirit, lëkurat e limonit, shtoni akoma pak kripë. Përzijeni fortë që salca të marinohet dhe shtojeni sipër kungulleshkave. Përzijeni. Më pas shtoni djathin e shkërmoqur, bishtat e qepës të prer imët, koperin dhe shërbejeni.

Ndize skarën dhe ja ku e ke recetën për darkën

Receta për Patëllxhan skare, me djathë dhie, rrush të thatë, dhe fistik

Përbërësit

2-3 cop Patëllxhanë

2 lugë Rrush të thatë

Një cop mesatare Djathë dhie

1 Limon

4-5 lugë Vaj ulliri

Disa gjethe Borzilok

Pak Kripë

Pak Piper të zi

2 lugë Fistik

Vendosni rrushin e thatë të njomet në ujë të ftohtë. Ndërkohë prisni patëllxhanët në fleta të holla dhe piqni në zgarë. Vendosini në një enë ku do të shtoni lëng limoni ose uthull të bardhë, kripë, piper, vaj ulliri, dhe gjethe borziloku. Shtoni dhe rrushin e thatë dhe përzijini. Në momentin e servirjes bashkoni dhe djathin e dhis , copëzat e bukës së thekur dhe spërkatini me fistik të grirë trashë