Shije

Një sallatë e ëmbël dhe një e kripur, fiks për darka vere

Një sallatë e ëmbël dhe një e kripur, fiks për

Adda`s All ka sugjeruar një sallatë të ëmbël dhe një të kripur: një me fruta dhe një me perime për të mos e tepruar me darkën.

Receta e kripur:

Një sallatë e ëmbël dhe një e kripur, fiks për

Sallatë me bishtaja, skumbër nën vaj dhe vezë. Pastroni bishtajat dhe vendosni të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë për 5-6 minuta, kullojini dhe kalojini menjëherë në ujë të ftohtë me akull që të ruajnë ngjyrën e tyre të bukur. Më pas kullojini mirë. Zjeni vezët ndërkohë. Marinoni bishtajat me kripë, piper, lëng limoni dhe vaj ulliri dhe vendosini në një pjatë servirje ku do të vendosni sipër dhe skumbrin e kulluar nga vaji, vezën e ndarë në katërsh dhe shërbejeni me feta limoni.
(Masat eksakte nëse ju duhen i gjeni në blog) .

Receta e ëmbël:

Një sallatë e ëmbël dhe një e kripur, fiks për

Sallate frutash me akullore, shurup me arom rozmarine dhe fistik.
Frutat qe deshironi ( te miat shalqin, pjeshk, luleshtrydhe) pritini ne copa te vogla dhe vendosini ne nje tas ku do te shtoni 1 -2 luge sheqer kaf, varet sa fruta do beni. Lengun e 1 limoni, disa deg rozmarine. Perziejini dhe lerini te rregjen pak ne frigorifer. Rreth 20-30 minuta. Sherbejeni me akullore siper dhe fistik te bluar. Lengu qe krijohet ne fund eshte nje mrekulli.