Shefi i famshëm italian Massimo Bottura ofron recetat e karantinës madje edhe sekrete si ai i beshamelit
E Martë 17 Mars 2020, 22:54
TiranaPost
Ka disa sekrete kuzhine që ndoshta nuk do t’i mësonim asnjëherë nëse nuk do të ishim në kushte të tilla.
Dhe meqë jeni në shtëpi edhe i provojmë e tentojmë të përfitojmë më të mirën nga kjo kohë, shefi i famshëm italian i kuzhinës, Massimo Bottura, na tregon një nga sekretet e gatimit: atë të beshamelit.
“Shkrini gjalpin në tenxhere dhe hidhni miellin; shtoni një majë luge kripe; atëherë gradualisht shtoni në qumështin e ngrohtë dhe më pas pak arrëmyshk”, shkruan Bottura.
Por sekreti i beshamelit është mënyra sesi bëni hedhjen e qumështit të ngrohtë. Sa herë që të hidhni pak qumësht në tenxhere duhet ta vendosni sërish këtë të fundit në zjarr dhe ta trazoni, duke e përsëritur disa herë këtë veprim deri në fund.