Shije

Si ta përgatisësh vetë një kek me akullore?

Si ta përgatisësh vetë një kek me akullore?

Përbërësit për 6 persona

8 pjeshkë të mëdha

3 lugë sheqer kaf

½ e filxhanit me miell

¼ e filxhanit me sheqer pluhur

¼ e lugës së gjellës me sodë pjekjeje

¼ e lugës me kripë

4 lugë gjalp të ndarë në copa të vogla

1 vezë e madhe

¼ e lugës me vanilje

1 lugë me lëng limoni të freskët

1 akullore me vanilje

1 lugë shurup balsamik

Përgatitja

Hapi i parë

Ndiz në fillim vatrën e sobës në maksimumin e nxehtësisë dhe bëj gati në një tas të madh pjeshkat dhe sheqerin kaf. Përziejini. Hidhini pjeshkët për të zierë për 15 minuta. Lërini të ftohen pak.

Hapi i dytë

Ndërkohë në një tas të madh bashkoni miellin, sheqerin pluhur, sodën e bukës dhe kripën. Shtoni gjalpin dhe përziejini mirë që të marrin masa një trajtë. Hidh vetëm të verdhën e vezës dhe vaniljen.

Hapi i tretë

Në një tas hidhni pjeshkët tashmë të ftohura, lëngun e limonit dhe hidhni masën e miellit. Vendoseni të piqet për rreth 20 minuta në furrën që e kishit ndezur paraprakisht. Lëreni të ftohet për 5 minuta për shërbejeni me akullore dhe shurup balsamik sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë!

*Burimi Food And Wine