Aktualitet

Shijo plazhin në ditët e fundit të gushtit. Vjeshta vjen me stuhi dhe rrebeshe shiu në gjithë Ballkanin

Shijo plazhin në ditët e fundit të gushtit. Vjeshta vjen me stuhi

Shërbimi meteorologjik “AccuWeather” ka bërë parashikimin e motit në Europë dhe Ballkan. Parashikimet janë për stuhi e ndërsa në vijim paralajmërohen rrebeshe shiu, me nisjen e stinës së vjeshtës.

Europe Autumn 2019

Ndër vendet që do pësojnë ndryshime dramatike në mot përmendet Italia dhe gjithë Gadishulli Ballkanik. AccuWeather shkruan konkretisht: Italia dhe Gadishulli Ballkanik kanë rrezik për përmbytje. Moti i stuhishëm në gjithë Italianë dhe Ballkan do të godasë me fillimin e vjeshtës. Shtatori do të jetë muaj problematik, me vendet kryesisht si Italia, Rumania apo Greqia që do të preken edhe më shumë.

UK Storm AP 8/10

Muaji Tetor dhe nëntor do të jetë gjithashtu me reshje, por me intensitet më të ulet, ndonëse me temperatura më të ulëta. Shërbimi meteorologjik njofton gjithashtu për mundësinë e depërtimit të ajrit të ftohtë nga lindja dhe veriu në fund të vjeshtës, duke sjellë më shumë borë nga Hungaria dhe Rumania në Ballkan. Meteorologu Taylor Royce citohet të thotë: “Shpesh moti i paqëndrueshëm do të ketë një ndikim negativ në bujqësi dhe aktivitete në natyrë në rajon”./ Linku origjinal këtu./ Përkthyer për Tiranapost.al. E.B

AP Balkan Flooding 5/13