Art dhe Kulturë

'Shirli Valentina' i jep Olta Dakut çmimin e 'Aktores më të mirë'

'Shirli Valentina' i jep Olta Dakut çmimin e 'Aktores

Kush pati fatin ta shikonte shfaqjen “Shirli Valentina” që u mbajt në këmbë nga Olta Daku e vetme është duke duartrokitur tashmë që ajo ka marrë çmimin e “Aktores më të mirë”. Në Festivalin e Filmit Otello” në Gostivar ajo mori kupën e më të mirës, e dha lajmin në një postim në Instagram duke falënderuar regjisoren Driada Dervishi e duke ndarë ca foto nga ceremonia.

“Shirli Valentina”, edhe pse një histori e huaj, përshtatej kaq shumë me realitetin e grave shtëpiake shqiptare që jetojnë çdo ditë të dyzuara mes përkushtimit për familjen dhe dëshirës për t`u arratisur, qoftë edhe për ca ditë.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije