Aktualitet

Shiste bomba, mina dhe tritol, ekstradohet i shumëkërkuari nga Zvicra

Shiste bomba, mina dhe tritol, ekstradohet i shumëkërkuari nga Zvicra

Një 43-vjeçar i dënuar me 6 vite burg u ekstradua sot nga Zvicra.

Personi në fjalë është Glerian Hyseni, 43 vjeç, banues në Durrës i cili u kap në Zvicër dhe më pas u ekstradua për të kryer dënimin me 6 vite burg të dhënë nga Krimet e Rënda për veprën penale "Mbajtja pa leje e bombave, minave ose lëndëve plasëse”, e kryer në sasi të mëdha, në bashkëpunim, më shumë se një herë.

Glerian Hyseni, në bashkëpunim me Sh. Gj., A. M. dhe H. H., kundrejt pagesës dhe për qëllim fitimi arrinte të gjente sasi lëndësh plasëse që shpërthenin në distancë me anë të celularit, si dhe armë e municione të ndryshme luftarake./ Tiranapost.al