Aktualitet

Shkrimtari Salman Rushdie bëhet bashkë me shqiptarët kundër Nobelistit

Shkrimtari Salman Rushdie bëhet bashkë me shqiptarët kundër

Jo vetëm personalitetet shqiptare, por edhe ata të huajt kanë nisur të komentojnë Nobelin e dhënë sot në Letërsi për Peter Handke.

Një nga ata ishte dhe shkrimtari me famë botërore, Salman Rushdie, që ndan të njëjtin qëndrim kundër këtij vlerësimi. Ai i është përgjigjur shumë prej komenteve në profilin e tij në “Twitter”, shumë prej të cilave që kishin shkruar kundër mendimit të tij.

Ishte një status në Twitter i ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut, që i drejtohet shkrimtarit:

“I dashur Salman, besoj se keni lexuar lajmet për laureatin e fundit të Nobelit për Letërsinë. Jam e tronditur. Ishte një shuplakë përballë të gjithë viktimave të regjimit të Millosheviçit”.

Komentit të saj, Rushdie i përgjigjet:

“Kam shkruar për idiotsitë e Handke-së 20 vite më parë. Jam dakord me ty”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/urrejtja-e-shqiptareve-per-shkrimtarin-qe-fitoi-nobelin-deklaratat-e-tij-dhe-vajtimi-ne-varrimin-e-milloshevicit/