Showbiz

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

Kush e tha që nuk bëhesh i pasur me art? Disa nga ikonat e muzikës botërore ia kanë dalë jo vetëm të krijojnë muzikë të mirë (përtej asaj komerciales), por të bëjnë më shumë miliona se biznesmenët.

Renditja e më të pasurve të 2021-shit është gati:

Në vendin e 10 Madonna

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

590 milionë dollarë. Madonna është artistja femër më e suksesshme e të gjitha kohërave sipas Rekordeve Botërore të Guinness. Ka publikuar 7 albume, 6 prej të cilat ishin në top lista. Ajo gjithashtu shkruan libra për fëmijë dhe ka shtatë Grammy dhe një Golden Globes.

Në vendin e 9, Julio Iglesias

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

600 milionë dollarë. Pavarësisht se është këngëtari më i suksesshëm komercial evropian i të gjitha kohërave thonë se është kalë pune. Ka performuar në koncerte më shumë se 5000 herë në karrierën e tij më shumë se 50-vjeçare. Ndoshta gjëja më interesante është se muzika nuk ishte dashuria e tij e parë. Ai ishte një lojtar profesionist futbolli karriera e lulëzuar e të cilit si portier u ndal pasi pësoi një aksident të rëndë automobilistik që e la të paralizuar për dy vjet.

Në vendin e 8, Bono

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

700 milionë dollarë. Edhe pse U2 nuk ka nxjerrë një album të mirë prej kohësh, janë të falur. Në fund të fundit, ata kanë fituar më shumë Grammy se çdo bandë në histori, 22.

Në vendin e 7, Dr. Dre

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

800 milionë dollarë. Përpos gjithë suksesit të tij, ky është këngëtari që bëri të famshëm Snoop Dogg-un, Eminem-in, 50 Cent dhe Kendrick Lamar.

Në vendin e 6, Celine Dion

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

800 milionë dollarë. Ajo është artistja më e suksesshme kanadeze e të gjitha kohërave. Pa dyshim, këtu po flasim vetëm për Kanadanë. “My Heart will go on” është kryevepra, por Celine Dion numëron më shumë hite se kaq dhe miliona para gjithashtu.

Në vendin e 5, Sean Puffy Combs

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

820 milionë dollarë. Përtej muzikës, pasurinë më të madhe e ka vënë përmes biznesit të veshjeve dhe parfumëve.

Në vendin e 4, Herb Alpert

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

880 milionë dollarë. 5 nga albumet e tij arritën numrin 1 në top lista, duke fituar 9 Grammy dhe në vitin 2013 mori Medaljen Kombëtare të Arteve nga Presidenti Obama.

Në vendin e 3-të, Jay Z

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

1 miliardë dollarë. 100 milionë albume të shitur dhe 19 Grammy. Menaxhon shumë artistë, mes tyre gruan e tij Beyonce-n.

Në vendin e 2-të, Paul McCartney

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

Ai mban 25,000 të drejta të autorit, ka fituar çdo çmim të mundshëm dhe 'Yesterday' është kënga më e luajtur në historinë e radios, si dhe më e risjellë në Cover-a.

Në vendin 1, Andrew Lloyd Webber

10 këngëtarët më të pasur të 2021-shit

1.28 miliardë dollarë. Kompozitori i musical-it Cat. Kaq mjafton të dini për të.

*Artikulli i ZestRadar u përshtat në shqip nga Tiranapost.al