Showbiz

10 mijë paund dhuratë nga Ed Sheeran për spitalin që u kujdes për gjyshen e tij

10 mijë paund dhuratë nga Ed Sheeran për spitalin që u

Këngëtari më i paguar i viteve të fundit ka dhuruar 10 mijë paund për spitalin që u kujdes në ditët e fundit të gjyshes së tij. 

Paratë do të përdoren për të përmirësuar kushtet dhe sidomos për ta bërë disi argëtues repartin e pacientëve që vuajnë nga Demenca dhe që kanë nevoja të veçanta.

10 mijë paund dhuratë nga Ed Sheeran për spitalin që u

Kopshti do zbukurohet, do vendoset një foni zëri dhe do shtohen vegla muzikore për ta. 

Kjo nuk është donacioni i tij i vetëm. Ed ka ngritur një fondacion dhe përpara disa kohësh restauroi shkollën e tij të vjetër.

Gjyshja e Ed i kaloi ditët e fundit të saj në këtë spital dhe në nder të saj Ed bëri këtë dhurim jo dhe aq simbolik.

*Burimi Metro