11 të famshëm që e parashikuan se me kë do lidheshin në të ardhmen

Ta duash diçka, ta manifestosh dhe më pas të realizohet duhet të jetë kulmi i kënaqësisë. Imagjino të kesh qejf dikë, të thuash do ia dal të lidhem e martohem me të dhe të ndodhë vërtet. Në botën e showbizit ka ndodhur disa herë. Ndoshta për ta është më e lehtë?!
1. Në vitin 2016, Travis Kelce iu kërkua të luante një raund të 'Kiss, Marry, Kill' mes Ariana Grande, Katy Perry dhe Taylor Swift. Edhe atëherë ai zgjodhi të puthte Taylor-in.
Në vitin 2023, Travis foli hapur për përpjekjen për të takuar Taylor dhe për t'i dhënë asaj numrin e tij dhe sot i kanë çmendur fansat me lidhjen e tyre dhe puthjet në publik.
2. Njëherë e një kohë, Tom Holland zbuloi se Zendaya ishte në të vërtetë dashuria e tij e parë. Sigurisht, tani ata janë çift dhe kanë vite shumë vite bashkë.
3. Gruaja e Taylor Lautner ishte një fanse e madhe e Twilight. Vite më vonë ajo përfundoi duke u martuar me Jacob Black.
4. Jason Momoa një herë tregoi se ishte i dashuruar me Lisa Bonet që kur ishte 8 vjeç. E pa në TV dhe tha: 'Mami, unë e dua atë…’ Jason dhe Lisa u lidhën, u martuan e qëndruan 12 vjet bashkë derisa u ndanë për të mbetur miq.
5. Machine Gun Kelly pranoi në një intervistë se ai në të vërtetë kishte një poster të Megan Fox të varur në murin e tij në shkollën e mesme dhe një nga shokët e tij të klasës tha se ai e kishte qëllim të martohej me të një ditë.
Sigurisht, MGK dhe Megan janë bashkë që nga viti 2020 dhe janë fejuar që nga janari i vitit 2022.
6. Robbie dhe Elizabeth filluan të takoheshin në vitin 2017 (gjashtë vjet pasi Robbie e admiroi atë në film) dhe u martuan në heshtje në vitin 2020.
7. Ylli i Brooklyn Nine-Nine, Melissa Fumero, zbuloi se ishte e dashuruar me djalin në videoklipin 'Honey' të Mariah Carey të vitit 1997 kur ajo ishte 13 ose 14 vjeç. Ai djalosh është David Fumero, me të cilin u martua në 2007! Ata u takuan për dy muaj para se Melissa të kuptonte se ai ishte djali i saj i ëndrrave nga videoja. Çifti ka dy fëmijë së bashku.
8. Në një intervistë të vitit 2018, Katherine Schwarzenegger iu kërkua të zgjidhte midis Chris Pratt, Chris Evans ose Chris Hemsworth. Edhe pse fillimisht tha Chris Evans, ajo shpejt ndryshoi përgjigjen e saj në Chris Pratt. Një vit pas asaj interviste, në 2019, Chris dhe Katherine njoftuan fejesën e tyre. Tani ata kanë dy vajza së bashku.
9. Në vitin 2014, Joe Manganiello u pyet nga People për gruan e tij ideale dhe ai tha Sofía Vergara...natyrisht, ai u martua me Sofian në vitin 2015. Edhe pse u ndanë pas tetë vitesh martesë.
10. Në një intervistë me Magazine, Jodie Turner-Smith tha se dashuria e saj e parë e famshme ishte 'Pacey from Daëson's Creek':
Pacey, natyrisht, u luajt nga Joshua Jackson me të cilin Jodie ishte e martuar nga viti 2019 derisa ajo paraqiti kërkesën për divorc muajin e kaluar. Ata kanë një vajzë trevjeçare.
11. Në vitin 1998, Alex Rodriguez u pyet: 'Cila do të ishte një takim ëndërr me Alex Rodriguez?' Ai tha: J.Lo.
Ata u lidhën dhe madje u fejuan – edhe pse e ndërprenë fejesën e tyre në 2021.