Showbiz

12 orë në takim, Shakira dhe Pique arrijnë një marrëveshje për djemtë

12 orë në takim, Shakira dhe Pique arrijnë një

Shakira do të transferohet në Miami vitin e ardhshëm me dy fëmijët e saj si pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis çiftit. Takimi mes tyre dhe avokatëve respektivë zgjati 12 orë.

Ylli kolumbian do të zhvendoset pas ndarjes nga Gerard Pique. Milan është nëntë vjeç dhe Sasha, shtatë.

12 orë në takim, Shakira dhe Pique arrijnë një

Pique i është dorëzuar dëshirës së Shakirës për t`u shpërngulur, edhe pse kjo do të thotë t`i ketë djemtë larg. Ai kërkon të shmangë me çdo kusht një gjyq publik dhe të ashpër me të.

12 orë në takim, Shakira dhe Pique arrijnë një

“Fëmijët do t'i kalojnë Krishtlindjet në Barcelonë, por sapo të nisë viti 2023, futbollisti do t`u thotë lamtumirë dhe do të bëjë një sakrificë të dhimbshme në mënyrë që ata të mos përjetojnë një ndarje edhe më traumatike mes prindërve të tyre. Ai do të mund të shkojë për t`i takuar sa herë që të dëshirojë”, thotë një burim pranë tyre.

Gerard ka nisur një lidhje me një 23-vjeçare pas ndarjes nga Shakira.