18 vjet martesë dhe 5 fëmijë, Tori Spelling ndahet nga bashkëshorti
E Shtunë 30 Mars 2024, 13:50
TiranaPost
Ndonjëherë as martesat e gjata nuk është e thënë të zgjasin përgjithmonë.
Ajo e aktores Tori Spelling dhe Dean McDermott ka përfunduar.
Zërat për një krizë mes çiftit kanë zierë prej kohësh.
Kërkesa në gjykatë rezulton të jetë e 17 qershorit të vitit të kaluar. Tori kërkon edhe kujdestarinë e pesë fëmijëve të saj, të gjithë minorenë.
Prej muajshi ata u larguan nga shtëpia dhe po jetonin në një rulot.