Showbiz

2 vjet pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen është shtatzënë

2 vjet pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen është

“Gëzimi ka mbushur sërish shtëpinë tonë”, shkruan Chrissy Teigen, e cila shfaqet me barkun e rrumbullakosur.

Dy vjet pas humbjes së fëmijës së tretë, modelja Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend do bëhen sërish prindër. Ata kanë një vajzë dhe një djalë, më të rritur dhe pas humbjes së fëmijës së tretë në muajin e shtatë të shtatzënisë, Chrissy tha se nuk do të provonte sërish.

2 vjet pas humbjes së fëmijës, Chrissy Teigen është

“2 vitet e fundit kanë qenë një mjegull emocionesh, por gëzimi ka mbushur sërish shtëpinë dhe zemrat tona. Kemi një bebe rrugës. Në çdo takim tek mjeku i kam thënë vetes, 'ok nëse është i shëndetshëm, sot do ta jap lajmin’, por më pas marr frymë e lehtësuar kur dëgjoj një rrahje zemre dhe kuptoj se jam ende shumë nervoze. Deri më tani, gjithçka është perfekte dhe e bukur dhe ndihem plot shpresë. Ok, ka qenë shumë e vështirë ta mbash sekret kaq gjatë”, shkruan ajo.