Showbiz

21 vite bashkë: David kujton kohën kur pa për herë të parë Victorian dhe veshjen që ia 'mori mendjen'

21 vite bashkë: David kujton kohën kur pa për herë të

Çifti Beckham festoi 21 vjetorin e martesës dhe David me këtë rast ka rikthyer dhe një herë kohën kur e pa Victorian për herë të parë, teksa ajo ishte pjesë e Spice Girls. Ish futbollisti postoi një video që tregonte përmes fotosh momente të rëndësishme të jetës së tyre në çift, me në sfond këngën ‘Say You’ll be There’ të kënduar po nga vetë Victoria me vajzat e grupit.

Por dedikimi me fjalë ishte dhe më i veçanti, David kujton kur pa për herë të parë Victorian nga televizori duke kënduar pikërisht atë këngë.

David Beckham:

Rreth 23 vjet më parë po qëndroja në një dhomë me Gary Neville dhe “Spice Girls” u shfaqën në TV. U ktheva nga Gary dhe i thash; Ohhhh më pëlqen ajo e veshur me të zeza si mace. E kush e mendonte se shumë vite më vonë ne do të festonim 21 vjet martesë dhe kemi 4 fëmjët më të bukur dhe më të përsosur. Faleminderit dhe Gëzuar Përvjetorin. Të dua!

21 vite bashkë: David kujton kohën kur pa për herë të


Victoria dhe David u martuan në 1999-ën. Çifti ka sjellë në jetë Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper.

21 vite bashkë: David kujton kohën kur pa për herë të

Edhe Victoria postoi një shënim dhe një video në Instagram për bashkëshortin e saj.

21 vite bashkë: David kujton kohën kur pa për herë të